Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jemen, Arabia Saudite i kundërpërgjigjet sulmeve të rebelëve

NULL NULL
06.05.2015 16:49
Koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite ka kryer më shumë se 30 sulme ajrore në veriperëndim të Jemenit, pasi rebelët Houthi kishin bombarduar qytetin kufitar me Arabinë.

Reuters citon burime nga rebelët se 43 civilë janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa në provincat e Saada dhe Hajjah.

Koalicioni kishte deklaruar më herët se do ti përgjigjej sulmit të së martës në Najran, ku mbetën të vrarë tre persona. Ndërkaq, 22 agjenci të ndihmës paralajmërojnë se puna e tyre mund të ndalet pasi ka mungesë karburanti.

Kjo do të thotë që një komunitet i gjerë të mos ketë akses në ujin e pastër. Qendrat mjekësore janë detyruar të mbyllen, apo nuk kanë mundësinë të ofrojnë shërbimet bazë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.