Jeffrey Epstein nënshkroi testamentin dy ditë para se të vetëvritej NULL NULL 20.08.2019 15:30 20.08.2019 15:30 Jeffrey Epstein kishte nëshkruar testamentin dy ditë para se ta vriste veten në qelinë e tij të burgut në New York, thuhet në raportimet e mediave amerikane. Do0kumentacioni i gjykatës i paraqitur javën e kaluar në Ishujt e Virgjër të SHBA-ve vlerëson pasurinë e Epsteinit në më shumë se 577 milionë dollarë. Megjithate aty nuk kishte detaje të trashëgimtarëve apo përfituesve të kësaj pasurie. Testamenti, detajet e të cilit u raportuan për herë të parë nga New York Post, i drejton pasuritë e Epsteinit të vihen në trust. Epstein vdiq përderisa ishte në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual dhe komplot. Ekzaminuesi mjekësor në New York zbuloi se 66 vjeçari, trupi i të cilit u gjet më 10 gusht, vdiq nga “vetëvrasja duke u varur”. Epstein u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndonin ndaj tij, ndërsa nëse do të dënohej mund të përballej me dënim prej 45 vjetësh burgim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së 2 minuta më parë
Kosova Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bombë ishte i rrejshëm 11 minuta më parë
Kosova Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti 15 minuta më parë