Jeffrey Dean Morgan zbulon se i ka thyer të dyja këmbët në setin e “The Walking Dead” NULL NULL 24.11.2022 15:25 24.11.2022 15:25 Jeffrey Dean Morgan pësoi disa lëndime gjatë xhirimeve të sezonit të tij të fundit “The Walking Dead”. Aktori 56-vjeçar, i cili luajti rolin e Negan në serial dhe së shpejti do të ketë një spinoff me Maggie të Lauren Cohan, ndau detajet e frakturave që pësoi. Jeffrey u tha fansave në mars se ai e kishte thyer njërën nga këmbët e tij “kohë më parë” teksa punonte në serial. “Thjesht nuk doja të shkoja në spital dhe të rrezikoja Covidin. Në fund shkova…po. Është e thyer”, shkroi ai në Twitter. “Nuk mund të bëja asgjë derisa të shkoja në shtëpi. Gjithçka mirë. Punova gjatë gjithë kohës. Unë qaj vetëm… 3 herë në ditë. Ndoshta 4”. Pas kësaj, ai më në fund vendosi të shkonte në spital dhe zbuloi nuk ishte vetëm njëra që i ishte thyer, por të dyja këmbët. Duke folur për mediat ndërkombëtare, Jeffrey thotë se “Unë mendoj se kisha, sinqerisht, vetëm këpucë që nuk ishin shumë të mira dhe thjesht kërceja dhe zbrisja disa herë”, kur u pyet se si ndodhi në radhë të parë. “Filloi si asgjë, një frakturë si vijë e flokëve. Dhe pastaj u përkeqësua. Kockat në thembër nuk janë më të lëmuara”. Ai vazhdoi duke thënë se u detyrua të operohej për t’i rregulluar. Jeffrey bëri një operacion në maj, ndërsa vuante gjithashtu nga një hernie, dhe ndau një foto të tij duke u rikuperuar.