Jay-Z e mbylli Instagramin një ditë pasi e hapi atë NULL NULL 06.11.2021 17:58 06.11.2021 17:58 Jay-Z e mbylli sërish llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, një ditë pasi e hapi atë. Ai është i njohur për faktin se nuk është aktiv në rrjetet sociale, ndaj të gjithë u habitën që ai hapi një llogari. Pavarësisht se u bë pjesë e tyre, Jay-Z publikoi vetëm një fotografi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Për një ditë, ai arriti të grumbulloi gati 2 milionë ndjekës dhe pas kësaj ai e mbylli sërish llogarinë. Reperi i njohur përmes një statusi në Twitter, më parë kishte bërë një shaka për praninë e tij në rrjetet sociale.