Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Javën e tretë të elitës së basketbollit, e hap Vëllaznimi-Trepça

NULL NULL
28.09.2024 10:30
Fotografi ilustruese e topit te basketbollit te Kosoves
Fotografi ilustruese e topit te basketbollit te Kosoves

Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, pritet të sjell ballafaqime interesante.

Përballja e parë e xhiros do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje, derisa kampionët e nisën edicionin me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit, transmeton Klankosova.tv.

Të dielën është derbi i kësaj xhiro ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Derbi i skuadrave prizrenase po ashtu është interesant mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.

Xhiroja e tretë do të mbyllet me takimin e së martës mes Borës dhe Pejës, që duan fitoren e parë në këtë kampionat.

lajme të ngjashme