Javë tepër e ngarkuar për gjyqtarin Michael Oliver NULL NULL 05.04.2026 13:23 05.04.2026 13:23 Ditët e fundit s’kanë qenë aspak të lehta për referin britanik Michael Oliver. Në 7 ditë atij i janë ndarë t’i gjykojë hiç më pak se tri ndeshje, secila më e rëndësishme se tjetra. Më 31 mars, OIiver ndau drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Turqi, finalja e playoff-it për kualifikim në Kampionatin Botëror. Ai u angazhua edhe në çerefinalen e FA Cup mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Derisa 41 vjeçari, do ta thotë ‘fjalën e fundit’ për rregullin në fushë edhe në ndeshjen çerefinale të Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munchen.