Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Java e votimit të Speciales?

NULL NULL
15.06.2015 08:34
Kuvendi i Kosovës këtë të ënjtë, 18 qershor, pritet të ketë në rend dite Projektligjin për Gjykatën Speciale.

Parlamenti i Kosovës pritet që këtë jave të përmbyllë çështjen e votimit të Gjykatës Speciale.

Për votimin e Gjykatës, që do t’i trajtojë krimet potenciale të luftës së UÇK-së, politika kosovare është ballafaquar me një presion të madh nga ndërkombëtarët, shkruan Zëri.

Amendamentet kushtetuese bashkë me Projektligjin për Gjykatën Speciale pritet të jenë këtë të enjte, më 18 qershor, në rend dite para deputetëve të Parlamentit për miratim.

Partnerët e koalicionit, PDK-LDK, bashkë me minoritaret ka përgatitur terrenin për t’i siguruar 2/3 e votave të deputetëve për “bekimin” e Gjykatës Speciale, në të kundërtën në rast se legjislativi dështon, atëherë  i hapet rruga KS-së të OKB-së që të krijojë një Tribunal për Kosovën.

Edhe pse Kryesia e Kuvendit zyrtarisht nuk ka vendosur për procedimin e Projektligjit për Gjykatën Speciale bashkë me amendamentet kushtetuese, megjithatë kjo do të jetë java e fundit kur deputetët duhet të miratojnë Dhomat e Specializuara./Zëri.

Shkrimi i plotë në Zëri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.