Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Java e dytë nga Art Motion Superliga e basketbollit starton sot: Në Art Sport 3 vjen ballafaqimi Rahoveci – RC Cola Drita

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 18.09.2021 15:00

Pas ndeshjeve të para në Art Motion, ku ndodhën pati shumë ndeshje interesante, sot do të zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së dytë. Me fillim prej orës 17:00, në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci do të jetë nikoqir i skuadrës së rikthyer në elitën e basketbollit kosovar, Dritës së Gjilanit. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

17:00               Rahoveci – Drita

Në palestrën moderne “Mizahir Isma”, Rahoveci pas humbjes nga Prizreni 16 kërkon që ta regjistroj fitoren e parë këtë sezon. Edhe pse zhvilluan ndeshje të mirë, ishte çereku i tretë që bëri dallimin mes Prizrenit 16, ku “Vreshtarët” shënuan vetëm 10 pikë e pranuan 22 sosh, kur rezultati para periudhës së tretë ishte 61-60 për Rahovecin.

Nga ana tjetër, Drita pas humbjes së thellë nga Sigal Prishtina me rezultat 124-56 do të synoj ta lë prapa këtë disfatë të hidhur dhe të paraqitet më mirë në këtë ndeshje. Djelmoshat e trajnerit Bislimi do të jenë me forca të plota duke synuar befasinë në këtë xhiro. Në komentim: Lirim Peci.

 

 

lajme të ngjashme