Java e ardhshme me mot të vranët e pak rreze dielli dhe me riga shiu NULL NULL 30.11.2025 19:10 30.11.2025 19:10 Drops of rain on the window; blurred trees and storm clouds in the background; Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët, me pak rreze dielli dhe herë pas here me riga shiu. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius. Po ashtu, thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. Moti i plotë për pesë ditë: E hënë Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -3 deri -1°C. Temperaturat maksimale: 5-9°C. Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s. E martë Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: -1 deri 0C. Temperaturat maksimale: 6-9°. Era: nga jugperendimi, me shpejtësi 1-5m/s. E mërkurë Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 1-3 °C. Temperaturat maksimale: 6-9°C. Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. E enjte Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 7-10°C. Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s. E premte Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu. Temperaturat mnimale: 1-4 °C. Temperaturat maksimale: 8-11°C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit. /Klankosova.tv