Jason Derulo thotë se është i gatshëm për t’u bërë baba NULL NULL 28.04.2021 08:20 28.04.2021 08:20 Këngëtari 31-vjeçar është në pritje të fëmijës së tij të parë, një djalë, me të dashurën e tij 27 vjeçare Jenna Fumes. Në një paraqitje në The Drew Barrymore Show, Jason u tregua i aftë të bëhej baba. “Nuk mund të isha më i emocionuar për djalin. Unë mendoj se gjithçka ndodh në kohën e duhur. Sapo fillova të më pëlqente të vuaja nga ‘ethet’ e foshnjës”. “Mendoj se kam bërë shumë gjëra në jetën time. Kam qenë në gjendje të arrij shumë, kështu që në këtë pikë të jetës time, dua ta ndajë me dikë. Gjithashtu, nuk ka burra që të mbajnë emrin tim. Vëllat im i ka të gjitha vajza, motra poashtu, kështu që duhet të dikush të mbante emrin”. Ndër të tjerash, këngëtari shtoi se për fat të mirë, Jenna ka pasur një shtatzëni relativisht të lehtë. “Nuk ka qenë aspak një shtatzëni e vështirë. Ajo është mirë, gjëja më e vështirë që i ndodh është kur foshnja shqelmon”, tha Jason, transmeton Klan Kosova.