Jasir Asani, gol dhe asist për Gwangjun NULL NULL 22.06.2025 17:15 22.06.2025 17:15 Jasir Asani, sot u bë protagonist në përballjen mes Gwangju dhe Daejeon që përfundoi në barazim me shifrat 2:2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kontribuoi në të dy golat e shënuar. Të parin e realizoi vet, derisa të dytin asistoi për shokun e tij të ekipit. Pas përfundimit të takimit, Jasir Asani ka publikuar një InstaStory në profilin e tij, me dy emoji, një pistoletë bashke me një njeri të akullt. Sulmuesi i “Kuqezinjve”, tregoi sërish sot se është një ndër kryesorët në organikën e klubit korean. Asani ka bërë mjaft mirë deri më tani në Korenë e Jugut. Në 27 ndeshje, bashkë me të sotmen, ai ka shënuar 14 gola. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.