Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jashari: Vërshimet shkaktuan dëme në bujqësi

NULL NULL
14.01.2021 12:47

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se vërshimet e fundit kanë shkaktuar dëme edhe në bujqësi, njofton Klan Kosova.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jashari njofton të gjithë fermerët që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme, të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë.
Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore.
Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.
Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021.
Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara.
Në përkrahje të fermerëve!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.