Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja NULL NULL 05.06.2025 19:20 05.06.2025 19:20 Bashkim Jashari Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit myslimanë. Ai përcolli urimet më të përzemërta, duke shtuar se Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe falënderimi, një kohë për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe për të thelluar ndjenjën e bashkësisë e respektit mes njerëzve, transmeton Klankosova.tv. “Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, më lejoni që t`ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë, që simbolizon përkushtimin shpirtëror, sakrificën, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta njerëzore”. “Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe falënderimi, një kohë për të forcuar lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe për të thelluar ndjenjën e bashkësisë e respektit mes nesh. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja”, është shprehur Jashari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 19 minuta më parë
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë