Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA NULL NULL 21.06.2025 13:55 21.06.2025 13:55 Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS-së, Bashkim Jashari ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) Jason A. Curl në Ft Johnson të Louisiana Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS-së, Bashkim Jashari ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) Jason A. Curl në Ft Johnson të Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim. Sipas një njoftimit nga ana e FSK-së, Curl e njoftoi Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa u tha se Jashari e falënderoi Curlin për mbështetjen e ofruar për trajnimin e trupave të Kosovës dhe vlerësoi lartë nivelin e trajnimit që ofron kjo qendër. “Gjithashtu Gjeneral Jashari vizitoi edhe poligonet dhe hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 6 orë më parë