Jasharaj: Gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk është realizuar (VIDEO) NULL NULL 10.01.2025 12:48 10.01.2025 12:48 Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasjen e qeverisë Kurti ndaj kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve në sektorin publik. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë moment pozitiv që do të veçohej për të mirën e punëtorëve, njofton Klankosova.tv. “Që nga fillimi, qeveria ka pasur një qasje kundërshtuese ndaj kërkesave të punëtorëve, qofshin ata në sektorin e arsimit, policisë apo zjarrfikësve. Madje, ka pasur momente kur kjo qasje ka qenë armiqësore, me përpjekje për të shuar sindikatat”, deklaroi Jasharaj, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Ai shtoi se kërkesat e sindikatave janë bërë publike, janë dërguar përmes shkresave zyrtare dhe janë mbështetur me protesta, por asnjëherë nuk janë marrë parasysh nga qeveria. “Kërkesat tona janë legjitime dhe sindikale. Nëse ka probleme në sektorin e arsimit, përgjegjësia bie mbi MAShTI-n, sepse punëtorët nuk i zgjedhim ne, theksoi Jasharaj. Megjithatë, ai nënvizoi se gjendja në arsim nuk është aq e dobët sa paraqitet nga disa, por ka nevojë për përmirësime të mëtejshme për të siguruar standarde më të larta. /Klankosova.tv. Për më shumë detaje, ndiqeni intervisten e plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 51 minuta më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 1 orë më parë