Jashanica: Gjasat e Shqipërisë për fitore janë të vogla NULL NULL 24.06.2024 15:20 24.06.2024 15:20 Sonte Shqipëria do ta luajë një ndeshje tejet të rëndësishme kundër Spanjës. Gazetari i sportit, Lorik Jashanica, u shfaq skeptik për fitoren e “Kuqezinjve” në këtë lojë për dallim nga parafolësja e tij, futbollistja Endrina Idrizaj, e cila tha se “beson fuqishëm që Shqipëria do të fitojë”. Ai në Kosova Today në Klan Kosova tha se realisht gjasat janë shumë të vogla për të nxjerrë fitore kundër “Furisë së Kuqe”. “Po dëgjoj që Spanja do të luajë me rezervista, po gëzohem për këtë fakt. Atëherë nëse e shikojmë se kush janë rezervistat e Spanjës, dalin të jenë lojtarë të gjithë kampionë, Joselu i Real Madridit, i cili është një prej më meritorëve që ky ekip e ka fituar Ligën e Kampionëve. është po ashtu Grimaldo, është Baena, asistuesi më i mirë në La Liga, është Ferran Torres”, tha Jashanica. “Niveli është shumë më i lartë, dhe nuk do të vërehet shumë që janë rezerva. Normalisht, është cilësia më e vogel se e lojtarëve startues si Nico ëilliams, dhe Lamine Yamal, shpresoj që këta dy nuk luajnë sot. sepse nuk kemi fuqi me i ndalë këta dy futbollistë”, theksoi ai. Loja nis nga ora 21:00 në “Merkur Spiel Arena”, në Dusseldorf. Asnjë rezultat tjetër nuk i konvenon kombëtares shqiptare, përveç fitores. Pra, vetëm tre pikë të plota kundër spanjollëve do ta afronin kombëtaren “Kuq e Zi”, drejt fazës tjetër në “EURO 2024”. Shqipëria – Spanja, transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.