Japonia thotë se avionët rus shkelën hapësirën e saj ajrore NULL NULL 23.09.2024 13:22 23.09.2024 13:22 Foto nga arkiva: Avionët luftarakë rusë Sukhoi Su-35, gjatë konkursit Aviadarts, si pjesë e Lojërave Ndërkombëtare të Ushtrisë 2021, në poligonin e Dubrovichi jashtë Ryazanit, Rusi, 27 gusht 2021. Fotografia: REUTERS Një avion patrullues ushtarak rus shkeli hapësirën ajrore japoneze pranë ishullit Rebun të Hokkaido-s në tre raste të hënën, duke bërë që Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë të dërgonin aeroplanë në një përgjigje emergjente dhe të gjuanin flakë. Është hera e parë që avioni SDF i Japonisë ka lëshuar flakë në “një veprim kundër shkeljes së hapësirës ajrore”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë, Yoshimasa Hayashi. Avionët luftarakë të SDF – F15 dhe F35 – paralajmëruan ushtrinë ruse përmes radios përpara se të gjuanin flakët gjatë inkursionit të tretë, u tha gazetarëve Ministri i Mbrojtjes, Minoru Kihara. Qeveria japoneze i ka protestuar Rusisë përmes kanaleve diplomatike dhe ka kërkuar që ajo të parandalojë çdo përsëritje të shkeljeve të tilla, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.