Japonia në gjendje alarmi NULL NULL 30.05.2016 17:48 30.05.2016 17:48 Japonia e ka vendosur ushtrinë në gjendje alarmi sepse po i druhet një testimi të ri të raketave balistike nga ana e Koresë së Veriut, ndërkohë që edhe Koreja e Jugut ka njoftuar se ka prova të qarta të përgatitjeve për lëshim. Tensionet në rajon kanë qenë të forta që kur Veriu komunist zhvilloi testin e katërt bërthamor në janar, veprim që e pasoi me lëshimin e një sateliti dhe lëshimin testues të disa raketave me rreze të ndryshme. Japonia urdhëroi anijet gjuajtëse dhe bateritë raketore antibalistike “Patriot” të jenë në gjendje gatishmërie të lartë dhe të rrëzojnë çdo lloj predhe që mund të jetë me drejtim nga vendi ishullor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet raportimi i Klan Kosovës: I riu vdiq nga lëndimet në vendin e punës 2 minuta më parë
Lajme Udhëheqësi suprem i Iranit shfaqet në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës me Izraelin 14 minuta më parë