Japonia ndihmon Kosovën me pajisje mjekësore në vlerë prej 810 mijë eurosh NULL NULL 25.05.2021 17:26 25.05.2021 17:26 Japonia i ka dhuruar Kosovës një donacion me vlerë prej 810 mijë euro, që do të shërbejë në përkrahje të ngritjes së kapaciteteve spitalore në luftë me COVID-19. Donacioni përfshin pajisje mjekësore 20 Pompa shiringash dhe 10 Elektrokardiograma. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu vlerësimin më të lartë për ndihmën e popullit japonez për Kosovën, sidomos gjatë pandemisë. Në anën tjetër ambasadori i Japonisë, Akira MIZUTANI deklaroi se është i kënaqur që të dorëzojë grupin e parë të pajisjeve mjekësore japoneze që ishte premtuar në marrëveshjen që ai nënshkroi shtatorin e kaluar. Ai theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor. Shëndetësisë kosovare pritet t’i arrijnë edhe pajisje të tjera në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore. “Përveç dhurimit të sotëm, pajisjet e mbetura të tilla si aparatura me ultratinguj dhe rrezet-X të lëvizshme pritet të arrijnë në Kosovë këtë verë. Pajisjet do të shpërndahen nga sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e tjera rajonale në të gjithë Kosovën”, njofton Ministria e Shëndetësisë përcjell Klan Kosova.