Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Japoni, treni arrin shpejtësinë 590km/h

NULL NULL
01.05.2015 12:24

Një tren në Japoni arriti shpejtësinë 590 km/h këtë javë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të vendosur 12 vjet më parë nga Kompania Qendrore e Hekurudhave në Japoni. Treni është testuar në prefekturën Yamanashi në qendër të Japonisë. Në tren kanë qenë 29 teknikë, të cilët kanë vëzhguar me kujdes lëvizjen e vagonëve. Kompania shpreson që treni të jetë gati për t’u përdorur nga pasagjerët nga viti 2027.

Rekordi i mëparshëm është vendosur në dhjetor të 2013-ës, ku treni arriti shpejtësinë 581km/h. Një zëdhënës i kompanisë, i njohur si JR Central, deklaroi se ky rekord do të zgjasë për shumë pak kohë, pasi testimi tjetër i trenit do të kryhet të martën, dhe kompania shpreson që treni të arrijë shpejtësinë 600km/h.

Japonia do të eksportojë teknologjinë e saj të trenit tek SHBA, dhe do të mbulojë disa nga shpenzimet për krijimin e një linje të re hekurudhore mes Nju Jorkut dhe Uashingtonit, DC. Qeveria japoneze miratoi në tetor të vitit të kaluar ndërtimin e linjës më të shpejtë të trenave në botë, që do të lidhë Tokion me Nagoya në më pak se 40 minuta, gati më pak se gjysma e kohës që shpenzojnë trenat e zakonshëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.