“Japin shumë dashuri”, Efi Dhedhes flet për katër macet e saja (VIDEO) NULL NULL 26.04.2025 10:07 26.04.2025 10:07 Efi Dhedhes Ish-banorja e BBVA-së, Efi Dhedhes ka folu rreth jetesës së saj me katër macet që i ka. Për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo rrëfeu se si nisi dashuria për këto krijesa të buta. “I dua shumë. Është një dashuri që nisi vetëm me një, pastaj mora të dytën, dhe më vonë njëra prej tyre bëri katër bebe e që i mora dy. Nuk mund t’i lija, ishin shumë të bukur”, u shpreh ajo, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera ajo thotë se macet dhurojnë shumë dashuri. “Unë kur jam poshtë emocionalisht rri me veten, sepse kam kuptuar po të qëndrosh me njerëz të tjerë, problemet nuk largohen. Pastaj imagjinoj nëse nuk do t’i kisha (macet) do të ishte shumë bosh shtëpia”, tha Dhedhes.