Jankullovska do t’i shfaroste shqiptarët NULL NULL 15.05.2015 17:05 15.05.2015 17:05 Ish- ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska kërcënohet se do të bëjë luftë me shqiptarët dhe për atë ajo paralajmëron se vetëm për një orë do t`i bëjë pluhur shqiptarët e Maqedonisë. Jankullovska përmes bisedës telefonike me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger i ka treguar planet e saj ndaj shqiptarëve. Në bisedën dëgjohet ku Protuger e pyet: “Nëse do të kemi luftë”?, Jankullovska i përgjigjet: “Nëse ne tregohemi të fuqishëm për një orë do t`i zhdukim, mirëpo puna është që të mos tregojmë tani muskuj”, raportojnë mediat në Maqedoni. Biseda e saj me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski u publikua në konferencën e sotme të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, kur ky i fundit shpalosi ‘bombën’ e 32-të me radhë, tranmseton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë (VIDEO) 23 minuta më parë