James Bondi i së ardhmes mund të jetë jobinar NULL NULL 13.12.2021 18:12 13.12.2021 18:12 Nuk kanë të reshtur zërat se kush do ta zëvendësojë aktorin Daniel Craig në rolin e James Bondit në filmat e ardhshëm. Por mes spekulimeve të emrave, tashmë po flitet se në të ardhmen vetë personazhi i Bondit mund të jetë jobinar. Së fundi, producentja e këtyre filmave, Barbara Broccoli, nuk e ka përjashtuar këtë mundësi. “Kush e di, mendoj që është e hapur? Thjesht duhet ta gjejmë aktorin e duhur”, ka thënë Broccoli kur është pyetur nëse mund të ketë Bond jobinar.