James, asi i Benitezit NULL NULL 01.10.2015 17:28 01.10.2015 17:28 Ky është lajmi më i mirë për Benitezin para udhëtimit në Vincente Calderon. James Rodriguez do të kthehet nga lëndimi më herët se ç’pritej, duke qenë kështu i gatshëm për derbin e Madridit këtë fundjavë. Mesfushori kolumbian është shëruar dhe do të jetë i gatshëm për udhëtimin tek Atletico, nëse Benitez ka nevojë për të. Talenti kolumbian do të ishte shumë i nevojshëm për të thyer mbrojtjen e Atleticos. Ai pati një start të shkëlqyer këtë edicion, duke përmirësuar dukshëm lojën e Los Blancos, që nga ndeshja e parë ndaj Sporting Gijonit, ndaj Betisit, deri në lëndimin e tij në përballjen e Kolumbisë me Perunë. Benitezit do t’i duhet të vendosë nëse do ta inkuadrojë që nga fillimi apo më vonë gjatë ndeshjes. Kjo do të varet nga gjendja e Gareth Bale – mundësia që ai të luajë në Vincente Calderon. Uellsiani duket të jetë shëruar nga lëndimi, por njëjtë si James, mbetet në dyshim për derbin e kryeqytetit. Danilo dhe Sergio Ramos janë në situatë të ngjashme poashtu. Ende nuk dihet nëse ata do të luajnë në përballjen me Los Rojiblancos, por klubi është optimist se do të mund të kthehen në kohë. Natyrisht, do të varet nga Benitez pastaj nëse ata do të luajnë apo jo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë