Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Jam tuj e pastru, meniherë si shkut ia nisa…”/ Kiksi niset për shtëpi, problemi në Skenderaj zgjidhet (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2025 19:42

Mbeturinat mjekësore kishin shqetësuar sa s’ka qytetarët e Skenderajt.

Ata lajmëruan Kiks Kosovën se ato mbeturina që po i hidhte një poliklinikë private, po ua rrezikonin shëndetin atyre.

Kiks Kosova qëndroi disa orë në Skenderaj dhe u takua me ortopedin Enver Beqirin, mbi të cilin rëndonin akuzat e banorëve.

I njëjti i premtoi Kiks Kosovës që do e rregullojë atë problem sa më shpejt që është e mundur.

Me të arritur ekipi i KIKS Kosovës në Prishtinë, arrin një informacion nga ortopedi Enver Beqiri.

Ai përmes telefonit lajmëron se me t’u larguar ekipi i KIKS-it nga Skenderaj, ai ka lajmëruar disa ekskavatorë të cilët kanë filluar menjëherë largimin e mbeturinave nga ajo pjesë.

Burime të emisionit kanë nisur menjëherë fotografitë në adresë të KIKS Kosovës, ku shihet se çështja për të cilën ishin të shqetësuar, tashmë kishte gjetur zgjidhje. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.