“Jam optimist për të ardhmen”, Kurti në pritje të Kushtetueses për presidentin NULL NULL 19.03.2026 10:57 19.03.2026 10:57 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është në pritje të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së presidentit. Para mediave, shefi i qeverisë tha se në këtë çështje duhet të tregohet përgjegjësi shtetërore e durim politik, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, ai u shpreh optimist për të ardhmen. “Për çështjen tjetër jemi duke pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik. Jam optimist natyrisht për të ardhmen”, ka thënë Kurti.