“Jam në tri kredi, nuk po mundem me e përballu me rrogë”/ Arsimtari nga Peja kërkon ndihmë për gruan me kancer (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 12.06.2025 19:57 nga Florentina Hoti 12.06.2025 19:57 Diagnostifikimi me kancer e pastaj shpërndarja e sëmundjes në trupin e bashkëshortes për mësimdhënësin nga Peja ishte vdekje por që nuk pati kohë as të mendoj për dhimbjen, duke u munduar që cep më cep të mbledh para. Imunoterapia e cila po i bën punë e po rezulton me sukses në trupin e Shahës kushton 3500 euro dhe duhet të blihet një herë në tri javë. Shto këtu që ilaçi duhet të blihet në Turqi. Më rrogën e mësimdhënësit, Loshi thotë se nuk po mund të mbledh asnjë cent. Para katër vitesh, kur Shahja po merrte tretman në Onkologji, Loshi kujton se ishte gjithçka më e lehtë financiarisht dhe po ia dilnin që gruaja të shërohet e të mbuloj edhe shpenzimet e shtëpisë e kërkesat e vajzave. Prej më shumë se një vit, gjendja e Shahës u rëndua edhe më tepër. Ajo po i nënshtrohet një terapie individuale në Turqi e cila, sipas të shoqit ia ka përmirësuar gjendjen shëndetësore shumë Shahës. Mirëpo në mënyrë që sëmundja të mos përsëritet, mjekët i kanë thënë që i duhen edhe 17 seanca të tjera. Tani halli i familjes Loshi është kostoja e terapisë, e cila po është e papërballueshme për familjen e rrethin e tyre. 62-vjeçari për KIKS Kosovën ka thënë se edhe kërkesa për ndihmë nga të tjerët për të është bërë e tepërt. Muhameti e Shahja tanimë po kërkojnë ndihmë nga shteti, mirëpo një të tillë nuk po e marrin tash e sa kohë. Sipas 62-vjeçarit, institucionet thjesht po hedhin fajin tek njëra tjetra, pa u munduar aspak për një zgjidhje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë