Jakup Krasniqi ka tri lutje për gjykatën NULL NULL 05.04.2023 10:57 05.04.2023 10:57 Në fund të fjalës së tij përpara trupit gjykues, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu drejtua trupit me tri lutje. Krasniqi tha se lutja e parë është që trupi gjykues të mos lejoj keqpërdorimin e opinioneve individuale të pasluftës për kohën e luftës. Lutja e dytë Krasniqit ishte që trupi gjykues të mos lejojë që shënimet e tij për shkrimin e librave të përdoren si dëshmi për vepra penale, siç pretendon ZPS-ja. “Lutja e tretë për komunikatat: Unë po e lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limajt në Hagë”. “Komunikatat si material propagandistik ishin rritja e respektit për UCK-në dhe autoritetit të saj me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin. Paragrafi 118 në aktvendimin e TNH-së për Fatmir Limajn. E njëjta gjë thuhet edhe në aktvendimin lirues për Ramush Haradinajn”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv. Tutje, Krasniqi tha se shënimet e tij për të shkruar libra janë keqpërdorur skajshmërishtë nga ana e Prokurorisë. “Ka marrë materiale të shumta, ka marrë letrat që i kam çuar nga burgu por ato nuk janë kurrfarë dëshmie për të cilat po pretendon prokuroria në këtë aktakuzë”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023