Jahjaha: Duhet të krijojmë kushte për investitorët NULL NULL 27.01.2016 12:47 27.01.2016 12:47 Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka vazhduar edhe sot me vizitat nëpër komunat e Kosovës, së bashku me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Gjermanisë dhe Amerikës. Gjatë qëndrimit në Vushtrri e para e shtetit ka deklaruar se qëllimi i këtyre vizitave është që të shohin nga afër se me çfarë problemesh dhe nevojash po ballafaqohen komunat sa i përket zhvillimit ekonomik, po ashtu kanë diskutuar edhe për ngritjen e dialogut në mes të pushtetit lokal dhe atij qendror, si dhe në veçanti rreth thithjes së investimeve. Rreth kësaj çështjeje kanë folur edhe përfaqësues të Odave Ekonomike, të cilët kanë thënë se për një investitor në Kosovë ka aq shumë procedura dhe dokumente të nevojshme, saqë është normale që ata të tërhiqen dhe në vend të Kosovës të investojnë diku tjetër. Për t’i adresuar këto probleme dhe telashe të ngjashme, Jahjaga ka thënë se duhet të punohet rreth lehtësimit të ofrimit të kushteve për investitorët e huaj, sidomos në aspektin ligjor, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë