Jahjaga ngushëllon familjen Merxha NULL NULL 16.05.2015 10:59 16.05.2015 10:59 Presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Zylfi Merxha. Atifete Jahjaga ka ngushëlluar familjen Merxha për humbjen e ish deputetit të Kosovës, Zylfi Merxha. Jahjaga u shprehur ngushëllime familjarëve të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka ndërruar jetë dje. Në telegramin e ngushëllimit ajo shkruan: “E ndaj me ju, e nderuara familje Merxha, dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, duke e kujtuar punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, për zhvillimin e demokracisë, përfaqësimin politik të komunitetit rom dhe për përfaqësimin e këtij komuniteti së bashku me komunitetin egjiptas dhe ashkali në Kuvendin e Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë