Jahjaga: Në veri kam qenë dhe do të shkoj sërish NULL NULL 27.01.2016 12:24 27.01.2016 12:24 Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, sot në Vushtrri ka thënë se shpreson që si të gjitha komunat tjera të Kosovës edhe ato ne veri do ta shfrytëzojnë rastin e iniciativës së ndërmarrë nga Oda Ekonomike e Kosovës, Gjermane dhe ajo Amerikane, për të zhvilluar takime, si dhe për t’i adresuar telashet dhe projektet e tyre. E pyetur nga Klan Kosova nëse do ta vizitojë edhe këtë pjesë të vendit, meqë është në përfundim të mandatit të saj, ajo është përgjigjur shkurt, duke thënë se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë edhe atje. E para e shtetit gjatë turneut të saj nëpër komunat e Kosovës, sot ka qëndruar në Fushë-Kosovë dhe Vushtrri, ndërsa do t’i vazhdojë vizitat edhe në Drenas dhe Skënderaj, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë