Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga në Amerikë: Kosova e pakompromis në luftën kundër ekstremizmit

NULL NULL
23.03.2016 20:51

Presidentja Atifete Jahjaga, me ftesë speciale të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden është pritur nga qeveritari amerikan, në pasditen e së mërkurës në Shtepinë e Bardhë, ku së bashku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, dhe ëprpjekjet e Kosovës për t’i reforma politike e ekonomike.

Presidenca përmes një komunikate, ka bërë të ditur se Jahjaga ka shprehur mirënjohje për administratën amerikane për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në ndërtimin e konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit.

Përveç kësaj, presidentja me zëvendëspresidentin Biden ka diskutuar edhe për kontributin që ka dhënë Kosova në luftimin e ekstremizmit, e sidomos për atë që Kosova ka bërë për t’i parandaluar qytetarët kosovarë t’iu bashkohen organizatave terroriste në Siri.

Ndër të tjerash, Jahjaga është shprehur shumë krenare që gjatë mandatit të saj e ka forcuar miqësinë dhe partneritetin në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

IMG_8056 IMG_8044

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.