Jahjaga e dha fustanin bardhezi NULL NULL 08.05.2015 12:04 08.05.2015 12:04 Presidentja e vendit e ka dhuruar një fustan me ngjyrë bardhë e zi gjatë aktivitetit të organizuar ë Prishtinë për gratë e dhunuara në Kosovë. Një fustan bardhezi e dhuroi sot presidentja Atifete Jahjaga për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo këtë veprim e bëri me iniciativën e artistes Alketa Xhafa -Mripa, e quajtur “Mendoj për ty”, e cila ka për qëllim përkrahjen e të gjitha viktimave duke ju treguar atyre që kanë vlera të njëjtë sikurse secila femër, transmeton Klan Kosova. Jahjaga tha se përveç fustanit për gratë që i quajti heroina të vendit, do ketë edhe përkrahje institucionale nga ajo. Ndërkaq iniciatorja e kësaj nisme, Alketa Xhafa –Mripa e konsideroi këtë si fillim të mbarë, e po ashtu bëri thirrje që secila femër por edhe meshkujt mund të të dhurojnë fustane të të afërmeve të tyre, të cilat do të ekspozohen në stadiumin e kryeqytetit më 12 qershor./Klan Kosova. Foto: Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Austria me “non-paper” propozon integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor 9 orë më parë