Jahjaga çmon bashkëpunimin me Kanadanë NULL NULL 04.05.2015 17:45 04.05.2015 17:45 Atifete Jahajga ka zhvilluar sot një takim me Louise LaRocque, ambasadorë e Kanadasë në Zagreb. Presidentja vlerësoi lartë bashkëpunimin me shtetin mik. Presidentja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar lartë mbështetjen që shteti kanadez i ka dhënë Kosovës. Jahjaga në një takim me ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, Louise LaRocque, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë. Presidentja me ambasadoren LaRocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes reciprok. LaRocque shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës. Ato së bashku vizituan projektin e “Girls Coding Kosova, Open Data”, përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative. Projekt ky që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, i cili ka për synim rritjen e transparencës së punës nga institucioneve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 49 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 23 orë më parë