Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga: Barazia gjinore kusht për ecje përpara

NULL NULL
14.11.2015 16:15
E para e shtetit në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të Samitit Global të Gruas e ka cilësuar barazinë gjinore si kush për avancim të shoqërisë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të Samitit Global të Gruas që u mbajt në Washington DC.

Me këtë rast, ajo tha se barazia gjinore është shumë e rëndësishme për avancimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe në këtë kontekst përmendi rolin që kanë luajtur gratë në Kosovë në periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi, njofton Klan Kosova.

Presidentja Jahjaga  theksoi domosdoshmërinë për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta të grave si dhe përfshirjen e plotë të tyre në të gjitha fushat e jetës.

Pas fjalës, Presidentja Jahjaga kishte një bashkëbisedim me gazetaren Eleanor Cliff nga Daily Beast dhe gazetaren Maureen Bunyan të ABC7/WJLA-TV, me të cilat bisedoi për  periudhën e  rezistencës paqësore të shoqërisë kosovare, për periudhën e luftës  si dhe për fazat e tjera të shtetformimit të Republikës së Kosovës.

Ajo gjithashtu foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtarë në përballje me sfidat globale siç është terrorizmi dhe radikalizmi.

Presidentja  Jahjaga foli edhe për  rolin e saj si Presidentja e parë grua në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, për rëndësinë  e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe për ndryshimin që ato mund të sjellin në shoqëritë e  tyre duke mbështetur njëra-tjetrën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.