Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahiri: 12 Qershori, dita që sublimon sakrificën për liri (VIDEO) 

NULL NULL
12.06.2025 08:57

Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, nënkryetari i OVL-UÇK-së në Ferizaj, Luan Jahiri, ka folur në emisionin “Ora 7” për rëndësinë historike dhe emocionale të 12 qershorit – ditës kur Kosova hodhi hapat e parë drejt lirisë së saj.

“Sot flasim për një ditë, 12 qershori, një ditë që kujtojmë ditën e lirisë, ku u sublimua sakrifica e dëshmorëve dhe e shumë gjeneratave për këtë liri”.

Është një ditë e shenjtë për ne”,  tha Jahiri, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se kjo ditë nuk është vetëm për të festuar, por mbi të gjitha për të nderuar të rënët dhe për të mos harruar kurrë sakrificën që është bërë për të arritur deri këtu.

Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.