Jacobson: Ambasada e re – simbol i përkushtimit amerikan ndaj Kosovës (VIDEO) NULL NULL 14.05.2015 17:44 14.05.2015 17:44 Tracey Ann Jacobson: Që nga dita e parë e punës në këtë Ambasadë, kosovarët do të kenë mundësi të pajisen me viza amerikane. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën ekskluzive në Klan Kosova ka folur për projektin më të madh kapital që SHBA-të kanë realizuar në Kosovë –Ambasadën Amerikane. Që nga dita e parë e punës në këtë ambasadë, kosovarët do të kenë mundësi të pajisen me viza amerikane, transmeton Klan Kosova. Projektin që do të kushtojë 250 milionë dollarë ajo e ka quajtur “simbol të partneritetit dhe përkushtimit që Amerika ka ndaj Kosovës”. “Kjo ndërtesë është shenjë për përkushtimin tonë të vazhdueshëm për zhvillimin e Kosovës dhe për partneritetin tonë dhe miqësinë me Kosovën”. Ambasadorja që është në fund të mandatit të saj në Kosovë, në intervistën dhënë gazetarit Besnik Tahiri ka ripërsëritur se ndërtesa shumëmilionëshe tregon se përkushtimi dhe partneriteti mes dy shteteve do të vazhdojë gjatë. “Ndërtesa e re e Ambasadës nënkupton një përkushtim të vazhdueshëm për Kosovën dhe ky përkushtim do të vazhdojë për një kohë të gjatë, kjo është arsyeja që ne do t’i investojmë 250 milionë dollarë. Hapësira do të jetë 12 mijë metra katrorë”. “Kjo ndërtesë është simbol i partneritetit afatgjatë dhe përkushtimit afatgjatë”, ka thënë Jacobson për Klan Kosovën. Intervista me Ambadaoren Tracey Ann Jacobson nga Besnik Tahiri: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 15 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 23 orë më parë