Jackie Chan pro dënimit me vdekje NULL NULL 07.05.2015 22:46 07.05.2015 22:46 Ylli i filmave marciale Jackie Chan, ka deklaruar së mbështet dënimin me vdekje ndaj personave që kryejnë trafik të substancave narkotike. “Në situata të caktuara unë e përkrah dënimin me vdekje. Droga veçanërisht dëmton të rinjtë, por edhe familjet e tyre”, ka thënë Chan. Disa muaj më parë në shtëpinë e djalit të Jackie Chan është gjetur drogë, dhe si pasojë e kësaj ai u dënua nga drejtësia kineze me 6 muaj burg. Aktori thotë se ndihet i turpëruar dhe i tronditur për ngjarjen në fjalë. Gjithashtu ylli i kinemasë vuri në dukje se pas kësaj ngjarjeje më shumë i është përkushtuar të birit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 6 days
Ndërkombëtar Russell që akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale, performoi para 2 mijë fansave 1 week