Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jack White distancohet nga NFT-të e White Stripes

NULL NULL
10.06.2022 15:50

Këngëtari Jack White është distancuar nga NFT-të e bendit të tij White Stripes të cilat u lëshuan vitin e kaluar.

Ai e ka shprehur haptazi një mospëlqim për këtë format duke aluaduar se i duket mosrespekt ndaj fansave të tij.

Në prill të vitit 2021, bendi njoftoi që një vizualizues i remiksit “The Glitch Mob” do të shitej si NFT.

“Nuk dua që të dal dhe të them që ‘nuk kam gisht në këtë'”, ka thënë ai.

“Është bendi im. Ne e lejuam këtë që të ndodhë. Por kjo realisht nuk më intereson. Nuk është dicka që realisht më intereson”.

Ai shtoi se e sheh NFT-në si një mënyrë për t’i bërë fansat që të paguajnë para shtesë për gjëra që mund t’i marrin falas.

“Ta jep ndjesinë që, ‘nëse njerëzit janë mjaftueshëm budallenj që të paguajnë, atëherë po ua marr paratë'”.

lajme të ngjashme