Ja si duket Treni Mbretëror brenda NULL NULL 24.10.2017 20:00 24.10.2017 20:00 Si njëra nga gratë më të fotografuara në botë, janë pak aspekte në jetën e Mbretëreshës së Britanisë, që nuk janë të ekspozuara. Megjithatë është një vend ku Mbretëresha mund të shijoj qetësinë dhe privatësinë e saj, përderisa është duke udhëtuar. Bëhet fjalë për trenin mbretëror, për të cilin vetë Mbretëresha Elizabeta II ka thënë që është ndër vendet e pakta ku ajo shijon qetësinë. Por si duket nga brenda ky tren, i cili ka shtatë vagonë, është diçka që ka zgjuar kërshërinë e të gjithëve. Më poshtë ju sjellim disa fotografi të brendisë së Trenit Mbretëror, që janë të rralla, të realizuara në periudha të ndryshme gjatë 150 vjetëve ekzistencë të këtij treni.