Ja pse vonohet cikli menstrual NULL NULL 07.03.2025 07:44 07.03.2025 07:44 Foto ilustruese Dhimbje të forta barku dhe shpine, stres, shtim i papritur oreksi, nervozizëm dhe luhatje të forta humori, me siguri asnjëra prej shenjave të mësipërme nuk është e panjohur për vajzat e gratë pasi lajmërojnë ardhjen e ciklit menstrual. Ky i fundit është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rëndësishme për shëndetin. Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme. Por vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhtme: Stresi: Siç e thamë edhe më lart një ndër shenjat që paralajmërojnë ardhjen e ciklit është stresi, por ai mund të jetë po ashtu shkak për vonesën e tij. Ndryshimet drastike të peshës: Humbja e kilogramëve në mënyrë të shpejtë shoqërohet me ndryshime hormonale, të cilat ndikojnë në vonesën e ciklit ose fluksin dhe kohëzgjatjen e tij. Çrregullimet e të ushqyerit: Çrregullimet e të ushqyerit si bulimia ose anoreksia ndikojnë në vonesën e ciklit, pasi këto gjendje të rënda shëndetësore sjellin çrregullime të dy hormoneve kryesore që kontrollojnë periodat: estrogjeni dhe progresteroni. Mosha: Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta: 1. Puberteti dhe 2. Perimenopauza dhe menopauza. Këto dy faza karakterizohen nga cikël menstrual i paparashikuar shoqërohet me vonesë disa ditore deri në disa mujore dhe thatësi vaginale. Gjendje të caktuara shëndetësore: Problematikat e mëposhtme shëndetësore, si sindromi i vezoreve policistike, endometrioza dhe problemet me gjëndrën tiroide shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle “Dhurata” më e mirë që mund t’i bëni partnerit është të flisni me të për shëndetin e tij 26/06/2025
Këshilla mjekësore A hani çokollatë çdo ditë? Ja si mund të ndikojë në trupin dhe shëndetin tuaj 26/06/2025
Shëndet Ndërhyrjet estetike, Qenaj - Sejdiu: Krahasimi online është një ndër faktorët më toksikë për shëndetin mendor 25/06/2025