Ja pse Holanda është më e lumtura NULL NULL 18.05.2015 16:11 18.05.2015 16:11 Holanda në mënyrë konstante rënkohet si njëri nga shtetet më të lumtura të botës dhe statistikat e fundit kanë vënë edhe strukturat e punës si burim. Në vitin 2013 vendi u rëndit i katërti në botë për lumturi nga një raport i Rrjetit për zhvillim dhe zgjidhje të qëndrueshme (SDSN), nga një panel i ekspertëve që kanë diskutuar faktorët ekonomik dhe psikologjik së bashku me statistikat kombëtare. Shifrat janë përdorur në një përpjekje për të përshkruar saktë mirëqenien e një kombi,në të cilën Holanda në mënyrë konstante është e renditur lart, statistikat e fundit përfshijnë përqindjet e njerëzve që punojnë me gjysmë orari si njëri nga faktorët kryesor pse njerëzit janë të lumtur,transmeton Klan Kosova. Është zbuluar se 26.8% e meshkujve holandezë dhe 76.6 % e grave në moshë pune,shpenzojnë me pak se 36 orë pune gjatë javës. The Economist ia atribuon lumturinë e tyre edhe strukturës së punës së tyre për faktin se të ardhurat e dyfishta nuk kanë qenë shpesh të nevojshme për një jetë të rehatshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.