Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja për çfarë përdoret kripa

NULL NULL
07.08.2015 09:22

Kripa është një produkt që në përdorimin e saj primar ajo përdoret për t’u dhënë shije ushqimeve, ka një përdorim të gjërë dhe në kuadër të shëndetësisë. Disa nga problemet që mund të shërohen përmes saj janë;

Dhimbjet e fytit

Formoni një përzierje nga një lugë kripë dhe i shtoni 2,5 decilitra ujë, i përzieni derisa të shkrihet kripa. Më pas shpëlani gojën disa herë brenda ditës.

Të ënjturat në gojë 

Nëse keni ngrënë diçka të nxehtë apo pikante dhe keni dëmtuar gjuhën, formoni një përzierje nga gjysmë lugë kripë me dy decilitra ujë të vakët dhe shpëlani fytin çdo një orë.

Dhimbja e dhëmbit

Zgjidhja e përkohshme para se të shkoni te dentisti mund ta zbutë dhimbjen. Shpëlani gojën me një përzierje prej një decilitër ujë të vakët me dy lugë uthull dhe një lugë kripë.

Alergjitë dhe pezmatimi i sinuseve

Kripa është shpëtim për mukozën e irrituar. Zieni tri decilitra ujë dhe i shtoni në kripë që uji të bëhet i njelmët, pothuajse si uji i detit. Prisni të ftohet në temperaturën dhomës, e hidhni në shishen e pikave për hundë dhe dy herë në ditë i hidhni nga dy pika në hundë.

Kafshimi i insekteve

Kripa mund ta zbutë dhimbjen dhe të largojë të ënjturat pas kafshimit të bletës, apo të ndonjë insekti tjetër. Nga uji dhe kripa formoni një masë të trashë. E vendosni në vendin ku jeni kafshuar dhe e lini derisa të jetë tharë masa. Kripa do ta qetësojë irritimin në lëkurë dhe do ta ndalë dhimbjen.

Dhimbjet dhe këmbët e ënjtura

Formoni një banjë për këmbë, e cila do ta pakësojë të ënjturat në këmbë dhe nyja, si dhe do t’i pushojë këmbët. Në një enë shtoni ujin e ngrohtë dhe shtonirreth katër lugë kripë, si dhe disa pika vaj eterik. I mbani këmbët aty për rreth gjysmë ore. /albeu.com/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.