Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja kur nis meçi mes Furyt dhe Usyk

NULL NULL
18.05.2024 18:38
Tyson Fury, Oleksandr Usyk
Tyson Fury (në të majtë), Oleksandr Usyk

Përballja e shumëpritur mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet sot në Arabinë Saudite.

Kjo ndeshje do të kurorëzojë mbretin absolut të kategorisë së peshave të rënda për herë të parë që kur Lennox Lewis e arriti këtë arritje në vitin 2000.

Fury, me një rekord të pamposhtur prej 34-0-1 dhe 24 nokaut, është kampioni aktual i WBC.

Kundërshtari i tij, Usyk, gjithashtu është i pamposhtur pamposhtur në 21 ndeshje, duke fituar 14 prej tyre me nokaut, dhe mban titujt WBA, WBO dhe IBF.

Ky meç pritet të nisë nga ora 00:00.

lajme të ngjashme