Ja kur do të zhvillohen ndeshjet e Superkupës në basketboll NULL NULL 05.12.2022 13:41 05.12.2022 13:41 Nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë do të organizohet Superkupa e Kosovës në basketboll. Në këtë event të basketbollit do të marrin pjesë tetë klubet e elitës, ku priten përballje interesante. Takimi i parë zhvillohet mes kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion është rikthyer në elitën e basketbollit. Sfida e dytë e së mërkurës është mes organizatorit të kësaj ngjarje, Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që e fitoi edicionin e kaluar këtë trofe të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës. Takime interesante priten edhe të enjten. Trepça dhe Rahoveci është përballja e parë e ditës së enjte, ku sigurisht pritet një ndeshje interesante, kurse takimi i dytë është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi, që u takuan edhe të dielën (me verdhezinjtë që fituan 71:66). Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, ndërsa finalja e madhe të dielën. SUPERKUPA E KOSOVËS Çiftet e Superkupës janë: E mërkurë (Grupi A-D) 16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi 20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina – Ponte Prizreni E enjte (Grupi B-C) 17:00 Çerekfinale 3: Trepça – Rahoveci 20:30 Çerekfinale 4: Peja – Bashkimi E premte 17:00 (Gjysmëfinale 1 GRUPI A – GRUPI D) 20:30 (Gjysmëfinale 1 GRUPI B – GRUPI C) E diel 17:00 FINALJA