Ja kur do të jenë gati tekstet e reja shkollore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja kur do të jenë gati tekstet e reja shkollore

NULL NULL
10/04/2018

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se në viti 2019-2020 do të jenë të gatshme tekstet e reja shkollore

Në një konferencë për media, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se konkursi për tekste të reja do të jetë publik, por do të ndahet në dy faza.

Ai tha se në fazën e parë do të ketë konkurs për nivelet 1, 6 dhe 10 dhe konkursi do të shpallet shumë shpejt dhe sipas planit dinamik parashihet që deri në tetor të bëhet dorëzimi i dorëshkrimeve për tekstet e reja, ndërsa faza e dytë e konkursit pritet të hapet në muajin korrik, ku do të përfshihen tekstet për klasat 2, 7 dhe 11 dhe që parashihet që në janar të dorëzohen dorëshkrimet për pjesën e dytë të librave.

Bytyqi, po ashtu ka thënë se, Këshilli i ekspertëve ka vendosur që, për të lehtësuar punën e mësimdhënësve dhe nxënësve, duhet të hartohet edhe material shtesë dhe një udhëzues përdorimi, transmeton Klan Kosova.