Ja kur do të falet Kurban Bajrami NULL NULL 31.08.2017 14:26 31.08.2017 14:26 Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit falet në 06:37, të cilën do ta udhëheqë Jakup ef. Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë Manifestimi fillon në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani – Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës poashtu të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 15 minuta më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 7 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë