Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja gabimet kur gatuani

NULL NULL
20.05.2015 11:25

Gatuani shëndetshëm duke i shmangur gabimet që i bëni gjatë përgatitjes së ushqimit.

Ja disa nga gabimet që shpesh i praktikoni :

Larja e pulës përpara gatimit

Mishi i pulës shpesh fajësohet për përhapjen e salmonelës. Kur keni të bëni me pula të freskëta, mos i lani ato sepse kjo mund të përhapë bakteret në lavaman. Pasi ta gatuani atë, lajini duart mirë dhe mos i prisni kurrë edhe mishrat e tjerë apo perimet në të njejtën sipërfaqe ku keni prerë edhe pulën.

Mosfutja e produkteve në frigorifer pasi i keni prerë

Në momentin që prisni një frut apo perime, përshpejtohet procesi i prishjes. Prandaj kjo do të thotë se nëse do të prisni një shalqi për të ngrënë vetëm një pjesë, pjesa tjetër duhet patjetër të qëndrojë në frigorifer.

Ngrirja e ushqimeve në mënyrën e gabuar

Ushqimet që mbahen në ngrirje, duhet të mbështillen fortë me dy shtresa që të mos prishen, por edhe që kristalet e akullit mos të ndryshojnë përbërjen e ushqimit dhe shijen. Nëse i vendosni ushqimet për të ngrënë në një enë, sigurohuni që të lini edhe pak vend  bosh që ato të zgjerohen.

 

lajme të ngjashme