Ja çka duhet të hani për ngritjen e humorit NULL NULL 18.09.2023 16:54 18.09.2023 16:54 Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndet, por edhe në ngritjen e humorit. Sipas dietologëve rekomandohet çokollata e zezë, sepse është e pasur me triptofan që përdoret nga truri ynë për të prodhuar serotonin, një neurotransmetues. Serotonina është një hormon kyç që ndihmon në stabilizimin e humorit tonë. Rekomandohet edhe piperi i kuq, i cili është i mbushur me vitaminë A, dhe B6, që është një lëndë ushqyese thelbësore për zhvillimin dhe funksionimin e trurit, gjithashtu i ndihmon trupit të bëjë hormonet serotonin dhe norepinefrinë që ndikojnë në humor. Sipas dietologëve, edhe arrat janë burimet më të pasura të shumë vitaminave, mineraleve, magnezit dhe gjithashtu kanë veti antioksiduese. Ato janë po aq të rëndësishme për të mbajtur humorin tonë të rritur. Nivelet e ulëta të magnezit mund të shtojnë rrezikun e depresionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.