Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani rregullisht fara të lirit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani rregullisht fara të lirit

NULL NULL
09.03.2023 15:29
Farat e lirit

Ndonëse ende nuk janë aq të njohura, dietologët pohojnë se farat e lirit duhet t’i përfshijmë në dietën tonë të përditshme. Nga përmirësimi i tretjes dhe zvogëlimi i rrezikut të shumë sëmundjeve deri te përmirësimi i funksionit njohës, ka shumë mënyra që konsumimi i farave të lirit mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Duke qenë se janë të pasura me fibra, farat e lirit janë të shkëlqyera për përmirësimin e tretjes dhe rregullimin e metabolizmit. Gjegjësisht, nëse doni thjesht të rrisni marrjen e fibrave, shtimi i farave të lirit në vaktin tuaj mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të filluar. Një lugë gjelle me fara liri të plota ka pothuajse tre gram fibra, që është 11 për qind e vlerës së rekomanduar ditore, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Përveç tretjes më të shëndetshme dhe metabolizmit më të shpejtë, konsumimi i farave të lirit kontribuon edhe në humbjen më të lehtë të peshës, pra në humbjen e kilogramëve të padëshiruar.

Përveç fibrave, farat e lirit janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3. Në veçanti, këto ushqime janë të pasura me të ashtuquajturin acid alfa-linolenik (ALA), një lloj acidi yndyror esencial që trupi nuk mund ta prodhojë. Mënyra e vetme për ta marrë atë është përmes ushqimit – dhe farat e lirit janë të mbushura me to, raporton Eat This, transmeton Klankosova.tv.

Sipas dietelogëve, konsumimi i acideve yndyrore omega-3 është vërtetuar se zvogëlon inflamacionin në trup, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve kronike. Gjithashtu lidhet me uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si infarkti dhe goditjet në tru, me uljen e presionit të lartë të gjakut, por edhe me përmirësimin e funksioneve njohëse.